Maqedoni

Ndotja e ajrit, koncentrim i lartë i grimcave PM10

28.10.2015 15:17

Në të gjitha komunat e Shkupit, Tetovës, Manastirit dhe Kavadarit janë regjistruar koncentrime të larta të PM10 grimcave...

Sipas matjeve, ndotja është më e madhe në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, kur në stacionet e matjes janë regjistruar koncetrime prej 250 mikrogram në metër katror në Lisiçe dhe Tetovë, 230 në Manastir dhe Kavadar, Qendër, Karposh dhe Gazi Babë, 180 dhe nga 100 mikrogram në metër kub në Miladinovcë dhe te Rektorati në Shkup.
 
Koncentrimet e PM10 grimcave janë ulur në orët e mëngjesit, por janë mbi 35 mikrogramët e lejuar në metër kub.
 
Por, nga Inspektorati Shtetëror për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor bëjnë të ditur se ditëve të kaluara nuk ka pasur lëshime të emisioneve mbi vlerat e lejuara maksimale në kapacitetet industriale.
 
Prandaj si shkas për praninë e madhe të grimcave PM10 në ajër mund të jetë fillimi i sezonit të ngrohjes.
 
Nga ky institut bëjnë të ditur se për çdo vit, që nga nëntori e deri në shkurt, bëjnë kontrolle në më shumë lokacione të Shkupit, Manastirit, Kërçovës, Velesit dhe qyteteve tjera, duke i kushtuar rëndësi respektimit të lejeve ekologjike nga ana e kapaciteteve industriale.  
 
GYLTENE SINANI