Maqedoni

BB-“Duing biznes”, Maqedonia e para në rajon, e 12-ta në botë

28.10.2015 16:19

Maqedonia bën pjesë në ekonominë me radhitjen më të lartë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore...

Maqedonia bën pjesë në ekonominë me radhitjen më të lartë në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, ndërsa e 12-ta në nivelin global prej 189 vendeve në botë, tregon raporti më i ri i "Duing biznis 2016" i Bankës Botërore. Maqedonia ka shënuar progres për 18 pozita në lidhje me raportin paraprak kur është radhitur në pozitën e 30-të. 
 
“Marrë përgjithësisht, Evropa edhe Azia Qendrore kanë rezultate të mira në raportin e “Duing biznis”. Këto shtete kanë vazhduar me zbatimin e reformave, më aktiv ka qenë Kazakistani, me 7 reforma, Federata ruse me 5 reforma, Qipro me 5 reforma dhe Maqedonia me 3 reforma. Reformat ishin në sferën e fillimit të bizneseve dhe mbrojtjes së pronarëve të aksioneve. Presim të shohim rritje më të madhe dhe përmirësim të biznes-klimës viteve të ardhshme”- deklaroi përfaqësuesja e Bankës Botërore, Valentina Salltane.
 
Në raport theksohet se Maqedonia spikat në disa sfera. Në nivelin global vendi është radhitur i dyti në sferën e fillimit të biznesit, si rezultat i thjeshtësimit të procedurave përmes vendosjes së regjistrimit të obliguar on-line.
 
Në pozitën e shtatë është në pjesën e tatimeve, në pozitën e 10-të në pjesën e lëshimit të lejeve ndërtimore, në të 14-tën për mbrojtjen e investitorëve pakicë, në të 26-tën në pjesën e respektimit të marrëveshjeve dhe tregtisë ndërkufitare, në të 37-tën gjatë veprimit me falimentimin e kompanive, në të 42-tën për marrjen e kredisë dhe në të 45-tën në pjesën e kyçjes me energjinë elektrike.
 
Nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore dhe Qendrore, pas Maqedonisë janë radhitur Sllovenia në pozitën e 29-të, Rumania në pozitën e 37-të, Bullgaria në të 38-tën, Kroacia në të 40-tën, Mali i Zi në të 46-tën, Serbia në të 59-tën, Kosova e 66-ta, Bosnjë e Hercegovina në pozitën e 79-të dhe Shqipëria në pozitën e 97-të.
 
Kushte më të mira për biznes në botë ka në Singapor, e dyta është Zelanda e Re, e treta Danimarka. Para Maqedonisë janë edhe Britania e Madhe, ShBA-të, Norvegjia, Finlanda dhe Tajvani.
 
REJHANE BUSHI-METAJ