Basketboll

Curry me kampionët, nisin furrishëm. Chicago mposht Cleveland. Shkëlqeu edhe Detroit Pistons.

28.10.2015 16:46

Kampioni i NBA, Golden State Warriors, nuk ka humbur asgjë nga ritmi i stinorit të kaluar...

Stephen Currysi makinë e pandalshme shutonte dhe shënonte nga çdo pozitë, derisa Luftëtarët pa ndonjë telash të madh kaluan New Orleans Pelicansin në përballjen e parë të stinorit 2015/16. 
 
Curry përfundoi ndeshjen me 40 pikë të shënuara, 7 asistime dhe 6 kërcime, derisa pak ndihmë erdhi edhe nga zënvedësuesi Festus Ezeli që shënoi 13 si dhe Adrew Bogut që kontribuoi me 12 pikë në fitore. 
 
Te Pelikanët e Lindjes, Anthony Davisdhe Ish Smith kanë qenë basketbollistët më efikas me nga 18, përkatësisht 17 pikë të shënuara. 
 
Përkundër bisedave për sulmin e tyre, mbrojtja e Chicago Bullsit solli fitoren.Pau Gasol bllokoi LeBron Jamesin, ndërsa pasimi i devijuar në çastet e fundit të ndeshjes, siguroi fitore për trajnerin e ri të ekipit Fred Hoiberg. 
 
Mysafir në ndeshje ka qenë edhe kreu i SHBA-ve, Barack Obama, deridsa Nikola Mirotic shënoi 19 e Derrick Rose 18 pikë në fitoren e ngushtë të Demave 97-95. 
 
James përfundoi takimin me double-double prej 25 pikëve dhe 10 kërcimeve. 
 
Shkëlqeu edhe Detroit Pistons që kaloi në transfertë me rezultatin 94-106 Atlanta Hawks brenda në Georgia falë edhe lojës së mirë të Caldëell-Pope që e mbylli ndeshjen me 21 pikë gjithsej.