Futboll

Shkupi sërish nuk fiton në Çair, 0-0 me Bregallnicën

28.10.2015 16:49

Edhe pse dominoi nga fillimi e deri në fund të ndeshjes ndaj Bregallnicës, megjithatë, Shkupi edhe pas takimit të gjashtë para tifozëve të vet sivjet në kampionat, mbetet pa e shijuar fitoren...

Të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani, krijuan rastet e nevojshme para portës kundërshtare, por në asnjë moment nuk arritën të kalojnë portierin Kocev, me ç`rast në fund të 90 minutave, rrjetat mbetën të paprekura.

30 minutat e para të ndeshjes, kaluan pa ndonjë kanosje të rrezikshme, ndërsa rasti I parë I mirë për vendasit, erdhi në minutën e 33-të, kur gjuajti Muharem Bajrami, ndërsa Kocev mbrojti me vështirsi.

Rasti tjetër për vendasit erdhi tre minuta më vonë, kësaj rradhe përmes Mevlan Adilit, I cili pas krosimit nga rivënja, gjuajti me kokë nga shtylla e parë dhe ishte për pak centimetra jopreciz.

Dominimi aboslut I vendasve vazhdoi edhe gjatë 45 minutave të dyta, por, rastin më të bukur të ndeshjes e kishin mysafirët nga Shtipi, të cilët në minutën e 77-të, nga një kundërzbritje dy me një, patën rast të qinpërqind përmes Vellovskit, I cili I vemtuar para portës së Suat Zendelit, për fat të mirë të Shkupit, gjuajti mbi gol.

Pas kësaj, vendasit, të inkurajuar sërish nga përkrahja fantastike e “Shvercerave”, u orvatën dy herë nga goditjet e dënimit përmes Bajramit dhe sërish pa sukses, ndërsa po I njejti futbollist, në minutën e 91-të, dërgoi një bomb të vërtet prej mbi 25 metra, por portieri Kocev ishte e shkëlqyeshëm dhe ndaloi festën e parë eventuale të Shkupit në Çair sivjet.

Pas këtij barazimi pa gola, Shkupi mbetet në pozitën e katërt në rënditje, me 15 pikë të tubuara, dy më shumë se Bregallnica, që është në vendin e gjashtë. / Mustafa Ademi