Maqedoni

Kërçovë, asfaltohet rrethrrotullimi i magjistrales

28.10.2015 17:25

Kanë përfunduar punimet në unazën e rrugës magjistrale në dalje të Kërçovës...

Ky projekt i realizuar nga Komuna e Kërçovës dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”, do ta rrisë funksionalitetin e trafikut rrugor, thotë kryetari i Komunës, Fatmir Dehari, i cili paralajmëroi se së shpejti do të nisin punimet e një unaze tjetër në po këtë segment rrugor.
 
“Me asfaltimin e unazës në dalje të Kërçovës, sot mbyllet edhe një projekt i rëndësishëm për funksionalitetit në qarkullimin rrugor. Në këtë segment rrugor, respektivisht në udhëkryqin e rrugës për në Krushinë, do të ndërtohet edhe rrethrrotullimi i pestë, i cili do të prodhojë efekte pozitive në aspektin e funksionalitetit dhe sigurisë në komunikacion”- deklaroi kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
 
Dehari, potencoi se Komuna e Kërçovës do të vazhdojnë me investimin për ndrizimin publik përreth magjistrales që kalon nëpër qytetin e Kërçovës, ku është paraparë instalimi i rrjetit të ri nëntokësor elektrik dhe gjelbërimi i sipërfaqeve që ndodhen në mes të dy drejtimeve të magjistrales.
 
SHABAN DALIPI