Futboll
Fifa zyrtarizon 7 kandidatët e zgjedhjeve
28.10.2015 18:07
Zbardhen zyrtarisht emrat 7 kandidatëve që do të garojnë për president të Fifas në kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet 26 Shkurtin e ardhshëm në Zyrih të Zvicrës...

Federatat që bëjnë pjesë në qeverinë e futbollit botëror kanë propozuar emrat e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të Fifas dhe mes tyre figuron edhe ai presidentit aktual të Uefas Michel Platini.
Ky i fundit edhe pse është i pezulluar për një periudhë tre mujore nga komisioni i etikës në Fifa, është përfshirë në listën e kandidatëve. Por prania përfundimtare e francezit në këtë garë do të varet nga vendimi që do të marrë komiteti elektoral Ad-Hoc i Fifas.
Nëse Platini-së do ti përfundojë periudha e pezullimit përpara zgjedhjeve presidenciale atëherë gjithcka do të jetë në dorë të komitetit elektoral Ad-Hoc i cili do të vendosë nëse francezi do të jetë një prej kandidatëve. Tashmë është zyrtare në garën për president të Fifas do të marrë pjesë edhe sekratari i përgjithshëm i Uefas italiani Gianni Infantino.
Favoriti kryesor për të triumfuar në këto zgjedhje, nëse Plantini nuk do të jetë një prej kandidatëve është princi i Jordanisë Ali Bin Al Hussein.
Ndërkohë 4 emrat e tjerë që do të marrin pjesë në zgjedhje janë, francezi Jerome Champagne, Musa Hasan Bility, sheiku Salman Bin Ebrahim Al Khalifa dhe Tokyo Sexwale.
