Botë

Greqi, përmbyset varka me mbi 100 emigrantë

28.10.2015 18:32

Një varkë me të paktën 100 emigrantë është përmbysur pasditen e së mërkurës në brigjet e ishullit grek të Mytilinit, në detin Egje...

Sipas informacioneve të para, të gjithë emgrantët ndodhen në det, ndrësa forca të shumta të rojës bregdetare dhe të Frontex po drejtohen në zonë. 
 
Autoritetet thonë se bilanci mund të jetë tragjik, pasi ujërat e zonës kanë temperatura të ulëta dhe me afrimin e natës vështirësohen operacionet e shpëtimit./Top Channel