Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme

29.10.2015 09:10

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, vetëm në pjesët perëndimore do të jetë kryesisht me vranësira...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, vetëm në pjesët perëndimore do të jetë kryesisht me vranësira dhe me kushte diku të paraqiten reshje të shkurta të shiut. Në disa fushëgropa, vepanërisht në juglindje do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të vogla. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga juglindja.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej zero dy deri 10 gradë, ndërsa ato të ditës prej 12 deri 18 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, në mëngjes me kushte për mjegull, ndërsa gjatë ditës do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga juglindja.
 
Temperatura e mëngjesit do të jetë deri 3 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 16 gradë Celsius.
 
Pason periudhë e gjatë stabile dhe e thatë. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë ulje të temperaturave.
 
Deri të shtunën në disa fushëgropa dhe pergjatë luginave të lumenjëve do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës dhe vranësira, të cilat gjatë ditës do të dobësohen.
 
Gjatë fundjavës do të fillojë të fryejë erë nga verilindja dhe kjo do t'i rrisë pak temperaturat e mëngjesit dhe do t'i zvogëlojë kushtet për paraqitjen e mjegullës së mëngjesit.