Maqedoni
Gjykata Supreme shënon 70-vjetorin e themelimit
29.10.2015 09:19
Me akademi solemne dhe konferencë, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë sot do ta shënojë 70-vjetorin e themelimit...

Në akademinë solemne fjalim do të mbajë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, kryetarja e Gjykatës Supreme Lidija Nedellkova, përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup, kryetarë dhe gjykatës së gjykatave supreme të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi.
Si pjesë e aktiviteteve për shënimin e jubileut do të mbahet konferencë rajonale e kryetarëve të gjykatave supreme të vendeve të rajonit me temë "Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut si parakusht i domosdoshëm për sigurimin e sigurisë gjyqësore të qytetarëve".
Gjykata Supreme e organizon konferencën në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup./mia
