Botë

Maiziere: së shpejti kthimi i azilkërkuesve nga Ballkani

29.10.2015 09:22

Autoritetet gjermane paralajmërojnë përshpejtimin e procedurave për kthimin e të gjithë azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit dhe Afganistani...

Autoritetet gjermane paralajmërojnë përshpejtimin e procedurave për kthimin e të gjithë azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit dhe Afganistani, të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për të mbetur në Gjermani.
 
Një deklaratë e tillë ka ardhur nga ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, pas sondazheve të cilat kanë treguar se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka pësuar rënie të ndjeshme që nga kriza e emigrantëve. 
 
Më qindra mijëra emigrantë kanë vërshuar Evropën gjatë këtij viti, kryesisht nga Siria, Afganistani, Iraku, por edhe nga vendet ballkanike, të cilët destinacionin kryesor e kanë Gjermaninë, për arsye të vendeve të punës. 
 
De Maiziere gjatë një konference për media në Berlin ka thënë se vala e emigrantëve në Gjermani këto ditë është rritur shumë.