Futboll

Roma mbetet në krye të Serisë A, dëshon sërish Juventus

29.10.2015 10:15

Roma mundi 3-1 Udinezen duke i rimarrë Interit pas 24 orësh kreun e Serisë A...

Kryeqytetasit e drejtuar nga Rudi Garcia-s e patën më të lehtë nga sa e kishin menduar të thyenin këtë kundërshtar, i cili rikthehet pas 4 javësh te humbja. Vendasit e nisën me vrull ndeshjen dhe brenda 10 minutave të para shënuan 2 herë me Pjanic dhe Maicon.
 
Këto dy gola të shpejtë dhe hutimi i Udinezes i dhanë mundësinë Romës të administronte lojën dhe të rrezikonte sa herë që i jepej mundësia. Në pjesën e dytë, Gervinho vulosi fitoren e 7 të skuadrës së Rudi Garcia-s, e cila tashmë e sheh veten në vendin e parë me 23 pikë.
 
Ka ngjitur shkallët në renditje edhe Napoli, i cili pas fitores 2-0 ndaj Palermos e sheh veten në vendin e dytë, 2 pikë larg Romës kryesuese. Golat e 3 pikëve për napolitanët u shënuan nga Higuain dhe Mertens. Surpriza e kësaj mesjave në kampionatin italian ishte Sasuolo, skuadër e cila mundi 1-0 kampionët e Juventusit me supergolin e Sansone-s. Kjo është humbja e katërt për ekipin e Allegri-t, i cili është shumë larg skuadrës së 2 sezoneve të kaluara.
 
Ndryshe nga bardhezinjtë, Milani regjistroi fitoren e dytë radhazi dhe këtë e mori ndaj Kievos. Goli i Antonelli-t në pjesën e dytë e ngjit ekipin e Mihajlovic në kuotën e 16 pikëve.
 
Edhe pse luajti ndaj një ekipi që renditet në vendin e 11 në kategorinë e tretë në Spanjë, Barcelona nuk ka mundur të dalë e fituar nga ndeshja e parë e kupës ndaj Villanovense.
 
Luis Enrique hodhi në fushën e lojës lojtarët që janë aktivizuar më pak deri tani në kampionat dhe në Champions, por megjithatë vlerat e dy skuadrave në fushën e lojës ishin sërish të pakrahasueshme.
 
Katalanasit dominuan në kontrollin e topit, por rastet për shënim ishin thuajse të barabarta dhe ndeshja edhe mund të ishte humbur. Megjithatë për të vendosur ekipin që do të kalojë në fazën tjetër të Kupës së Mbretit në Spanjë do të duhet të luhet edhe ndeshja e.
 
Manchester United është eliminuar nga kupa e ligës, pasi u mposht në penalti nga Middlesbrough. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 0 me 0 ndërsa mysafirët ishin më të suksesshëm, duke realizuar tri penalti ndërsa për Unitedi gabuan Rooney, Carrick dhe Young.
 
United është ekipi i tretë pas Chelseat dhe Arsenalit që eliminohet në këtë kupë. Ndwrkohw, në fazën tjetër të garës janw plasuar favoritwt si Liverpool e Manchester City, qw eliminuan ekipet e Burnemout dhe Kristal Palas.