Botë
Greqi, vdesin 10 emigrantë në detin Egje
29.10.2015 10:29
10 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, kanë humbur jetën pasi katër anije janë fundosur në ishullin grek Lesbos në Greqi...
Rojet bregdetare disa orë më herët kanë shpëtuar 241 persona nga anijet të cilat po fundoseshin, derisa mijëra emigrantë po arrijnë pas një udhëtimi të rrezikshëm që po e bëjnë nga Turqia drejt ishullit.
Ndryshe, shumë persona shfrytëzojnë rrugën e rrezikshme të bregdetit të Libisë. Autoritetet italiane kanë deklaruar se kanë arritur një ditë më parë t’i shpëtojnë më shumë se 1 mijë persona.
LEUNORA KALIQI
