Botë
Tridhjetë e pesë persona e humbën jetën në sulme ndaj spitaleve siriane
29.10.2015 11:03
Organizata Mjekë pa Kufij njoftoi sot se në sulmet paraprake intensive ajrore ndaj spitaleve siriane kanë vdekur të paktën 35 pacientë...

Organizata Mjekë pa Kufij njoftoi sot se në sulmet paraprake intensive ajrore ndaj spitaleve siriane kanë vdekur të paktën 35 pacientë dhe personel mjekësor, ndërsa janë lënduar 72 persona.
Në eskalimin e sulmit të forcave ajrore, të cilat Mjekë pa Kufij nuk i identifikuan, ndërsa të cilat filluan nga fundi i shtatorit cak kanë qenë 12 spitale në Idlib, Alepo dhe provincën Hama, përfshirë edhe gjashtë, të cilat i mbështet kjo Organizatë.
"Gjithsej gjashtë spitale u detyruan t'i mbyllin dyert, ndërsa janë shkatërruar edhe katër automjete të ambulancës, theksohet në kumtesën e Mjek pa Kufij.
Në luftën në Siri, e cila hyri në vitin e pestë e humbën jetën më shumë se 250 mijë persona, Më shumë se 6,5 milionë janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa nga vendi kanë ikur 4,2 milionë në një nga krizat më të mëdha migruese në kohën më të re./mia
