Botë

Vendet e NATO-s paralajmërojnë rritje të pranisë ushtarake në kufi me Rusinë

29.10.2015 11:35

Vendet anëtare të NATO-s janë duke diskutuar për mundësinë e rritjes së numrit të trupave ushtarake në kufi me Rusinë...

Kështu shkruan gazeta “The Wall Street Journal”, sipas të cilës në plan përfshihet vendosja e batalioneve në Poloni dhe tri shtetet baltike, përderisa ndonjë vend tjetër do të ketë një batalion të vetëm të NATO-s në rajon, shkruan gazeta, duke iu referuar burimeve ushtarake dhe diplomatike.

Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, vendet fqinje janë shqetësuar për hapin e radhës nga ana e Rusisë. Vendet e Evropës qendrore dhe lindore kanë kërkuar prezencë më të madhe të trupave të NATO-s në vendet e tyre.

Presidenti i Rumanisë ka thënë se Bullgaria, Çekia, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia do të kërkojnë në Samitin e NATO-s, më 4 nëntor, në Bukuresht, përforcimin e “kufijve lindor të NATO-së”.