Botë

Moskë, Vuçiç takon presidentin rus, Putin

29.10.2015 12:01

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet sot me presidentin rus, Vladimir Putin...

Vuçiq ka filluar vizitën e tij në Moskë dy ditë më parë, duke u takuar fillimisht me homologun e tij, Dmitry Medvedev, të cilët kanë biseduar për çështje që lidhen me tregtinë.
 
Serbia është duke negociuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas zhvillimeve në Ukrainë.
 
“Ne e kemi dëshmuar miqësinë tonë ndaj Rusisë, duke qenë i vetmi vend evropian që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, dhe kjo politikë do të vazhdojë në të ardhmen”- ka thënë ai.
 
Vuçiq ka thënë se Serbia së shpejti pritet të nënshkruaj një marrëveshje me Gazpromin për zgjerimin e tubave të gazit në Serbi.
 
Në shkëmbim të kësaj, Rusia do të rris importimin e produkteve serbe në tregun e saj.