Maqedoni

Janë lëshuar vërtetime për kërkim të azilit për 189.957 migrantë

29.10.2015 12:17

Gjithsej 3.534 shtetasve të huaj në 24-orëshin e fundit u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur - kërkim të azilit...

Siç kumtoi MPB-ja, nga numri i përgjithshëm 1.931 janë të gjinisë mashkullore, 552 janë të gjinisë femërore, 891 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 160 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas shtetësisë, personave të cilëve më së shumti u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Afganistanit 1.711, të Sirisë 1.238, Irakut 334, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 19 qershorit deri më 29 tetor janë dhënë gjithsej 189.957 vërtetime për shtetasit e huaj. Prej tyre 117.537  janë të gjinisë mashkullore, 27.203 janë të gjinisë femërore, 36.401 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 8.816 fëmijë, të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, theksohet në kumtesë, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 124.309, pastaj të Afganistanit 36.920, të Irakut 14.761, Pakistanit 4.175, Iranit 3.16, Palestinës 1.644, Somalisë 964, Bangladeshit 896, Kongos 491, Nigerisë 251, Kamerunit 222, Eritresë 212, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 24 orëve në Repartin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
 
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas nga Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit.  
 
Në NP Qendra e pranimit për aplikuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 29 tetorin janë evidentuar gjithsej katër kërkues të azilit, të gjithë burra. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, dy azil-kërkues (persona minoren me shoqërimin e kujdestarit dhe një burrë) janë përkujdesur në një vend tjetër për akomodim të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./mia