Botë
Tërmet mesatar sëhtë regjistruar në qarkun lindor turk Van
29.10.2015 13:05
Tërmet me intensitet prej 4,8 ballësh sipas shkallës së Rihterit ishte regjistruar sot në qarkun lindor turk Van...

Tërmet me intensitet prej 4,8 ballësh sipas shkallës së Rihterit ishte regjistruar sot në qarkun lindor turk Van, kumtoi Drejtoria qeveritare për menaxhim me krizat dhe gjendjet e jashtëzakonshme.
Epiqendra e dridhjes ka qenë në rajonin e qytetit Muradie, në thellësi prej 5,17 kilometra.
Tërmeti është regjistruar në orën 11:46 sipas kohës lokale.
Tani për tani nuk ka informata për të lënduar ose për dëme materiale.
Në tetor të vitit 2011 në dy tërmete në Van me intensitet prej 7,2 ballësh dhe 5,7 ballësh sipas shkallës së Rihterit humbën jetën mbi 600 persona dhe ishin plagosur disa mijë./mia
