Botë
Kinë, hiqet vendimi “një familje-një fëmijë”
29.10.2015 13:32
Vendimi “një fëmijë për një familje”, si pjesë e planifikimit familjar është hequr nga Partia Komuniste në Kinë...

Kontrolli mbi planifikimet familjare i lejon tani një çifti kinez që të ketë dy fëmijë.
Që në vitin 2013, Qeveria në Pekin kishte lejuar çiftet, nga të cilat njëri prind ishte fëmija i vetëm, të kishin nga dy fëmijë.
Politika e Kinës “një fëmijë për një familje”, ishte vendosur në vitin 1978, në përpjekje për të ndaluar shumimin e popullatës.
Me 1.37 miliardë banorë, Kina është vendi më i populluar në botë.
LEUNORA KALIQI
