Maqedoni
Vjedhje në një minimarket në Shkup
29.10.2015 14:03
Është plaçkitur minimarketi "Pinguin MM Kompani" në rr "Nënë Tereza" në Shkup sot në mëngjes në orën 4 e 30 minuta.

Siç njoftoi MPB-ja, vjedhësi me kërcënim me armë zjarri ka kryer plaçkitje mbi të punësuarën me ç'rast ka marrë 17.600 denarë dhe e ka braktisur vendin e ngjarjes.
Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit./mia
