Botë
Tetë të vdekur nga helmimi me alkool në Stamboll
29.10.2015 14:40
Të paktën tetë persona nga Stambolli e kanë humbur jetën gjatë katër ditëve të kaluara, ndërsa 19 janë në spital në gjendje kritike...

Të paktën tetë persona nga Stambolli e kanë humbur jetën gjatë katër ditëve të kaluara, ndërsa 19 janë në spital në gjendje kritike pasi kanë konsumuar raki ilegale, publikuan sot mediet turke.
Të gjithë viktimat e kanë pirë rakinë turke "raki", pije e fuqishme alkoolike e cila bëhet prej anisit, ndërsa për të cilën autoritetet vlerësojnë se është përzier me dozë vdekjeprurëse metil alkool, transmetojnë mediet franceze.
Gazeta turke "Hyriet" thekson se policia ka arrestuar shtatë persona për të cilët dyshon se e kanë prodhuar rakinë vdekjeprurëse.
Në vitin 2005 në Turqi jetën e kanë humbur 22 persona pasi kanë pirë pije alkoolike ilegale.
Distribuuesit e këtyre pijeve atëherë për tragjedinë i akuzuan rritjet e shumëfishta të tatimit të këtyre produkteve./mia
