Maqedoni
Despotoska: Edhe sa Gruevski do të mbrojë Todorovin?; Gruevski: Todorov nuk ka përgjegjësi personale!
29.10.2015 15:32
Kërkesë për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i dorëzoi kryeministrit, Nikolla Gruevski, deputetja e LSDM-së, Renata Deskoska...

Kërkesë për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, i dorëzoi kryeministrit, Nikolla Gruevski, deputetja e LSDM-së, Renata Deskoska, në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve.
Ajo tha se në qoftë se kryeministri nuk nënshkruan kërkesën, do të dëshmojë vetëm se Todorov është autori i politikave të tij të këqija.
“Mosfunksionimi i sistemit shëndetësor shkakton pasoja të tmerrshme. Ka vdekur një i sapolindur në Tetovë, Tamara dhe Ana Maria e vogël, disa nëna, dhe ende nuk ka përgjigje, as përgjegjësi për këto raste. Sjellje të papërshtatshme dhe joprofesionale të shëndetit. Nuk ka shërbime të mira, nuk ka asgjë”- tha deputetja e LSDM-së, Renata Despotoska.
Deputetja e LSDM-së nga kryeministri mori përgjigjen se e kupton nevojën e opozitës që të kërkojë shkarkimin e ministrave, por çdo kërkesë duhet të ketë kuptim dhe argument.
“Fillimisht të përkujtohemi se çka la LSDM-ja në vitin 2006 në këtë sektor, kaos, një situatë në të cilën nuk ka pasur investime në shëndetësi. Buxhet 11 herë më të ulët se ai që është sot. Asnjë sistem, asnjë trajnim, asnjë investim. Pas mandatit të VMRO-DPMNE-së ka një kthesë dhe një përmirësim të madh. Kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të jetë më i mirë dhe nuk ka probleme”- theksoi kryeministri, Nikolla Gruevski.
Nga opozita, Gruevski u pyet edhe për armën që iu gjet ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, në Aeroportin e Beogradit. Kryeministri tha se Mijallkov publikisht ka treguar se ka armë dhe se institucionet duhet të shqyrtojnë rastin dhe gjithçka do të bëhet në pajtueshmëri me ligjin.
Në mungesë të ministrave shqiptarë, deputetët e PDSh-së për pyetjet se kur do të mbyllet “Jugohromi”, pse në projekt-buxhetin e vitit 2016 për Ministrinë e Ekonomisë nuk është paraparë asnjë projekt për shqiptarët dhe kur do të zgjidhen problemet arsimore për shqiptarët, përgjigje do të marrin me shkrim.
SANIJE KASAMI
