Maqedoni
Mash nënshkruan memorandum bashkëpunimi me rrjetin “YECC”
29.10.2015 16:03
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot nënshkroi Aneks të Memorandumit për bashkëpunim dhe mirëkuptim me drejtorin e rrjetit “YECC”, Gjorgji Kushevski dhe me USAID-in...

Me nënshkrimin e këtij dokumenti konfirmohet bashkëpunimi i suksesshëm me rrjetin “YECC” i cili funksionon më shumë se pesë vjet.
Qëllimi i bashkëpunimit është që t'ju mundësoj gjithnjë e më tepër nxënësve të shkollave të mesme dhe të rinjëve të pa punësuar prej moshës 15 e deri në moshën 27 vjeçare aftësi për punësim.
“Për këto pesë vite janë hapur më shumë Qendra për karrierë, të cilat funskionojnë në shkollat e mesme në shumë komuna në Republikën e Maqedonisë, ku më shumë se 180 mësimdhënës u trajnuan të zbatojnë Këshillim për karrierë. Programi Këshillimi për karrierë, paraqet një sistem të këshillimit për karrierë për nxënësit e shkollave të mesme. Ky këshillim ndihmon nxënësit ti identifikojnë interesat e tyre, duke marrë parasysh aftësitë dhe mundësit e tyre në tregun e punës, të përgatitin plan individual për karrierë dhe të sjellin vendim të arsyeshëm për zgjedhjen e tyre. Nga ky program deri më tani kanë përfituar 287 nxënës përmes Këshillimit individual për karrierë dhe 565 nxënës këtë Program e ndjekin gjatë orëve të lira”, theksoi ministri Ademi.
“Edhe pse jemi të kënaqur me rezultatet e arritura duhet edhe më shumë të bëhet më qëllim të të arrihet sukes shumëvjecar. Gjatë periudhës së ardhshme ne do të përmikrësojmë cilësinë përmes trajnimeve të cilat do të rrisin numrin e kuadrit kualifikues që të arrihet zhvillim I përhershëm profesional’, tha Xhejms Stajn-Drejtor i USAID-it.
“Janë bërë 6 modele për trajnim të karrierës për këshillim të cilat janë implementuar në 52 shkolla nga ana e mësimdhënësve , për ta bërë më të qartë atë që më parë e quanim test për orientim prefesional të cilën nxënësit do ta plotësojnë mundet saktësisht të vlerësohet se cilat janë interesat e tyre, cilat aftësi I posedojnë dhe në bazë të tyre do të konkludohet se cilat janë profesione u korrespodojnë”, deklaroi Gjorgji Kushevski-Drejtor i rrjetit “YECC”.
Ndihmën të cilën në lëminë e arsimit do ta sigurojë Rrjeti “YEEC” në disa komuna të përzgjedhura në Republikën e Maqedonisë do të përbëhet nga zhvillimi i programit për përgatitjen për punësim për shkollat e mesme për të ndihmuar të rinjtë të gjejnë punë dhe ta mbajnë punën, përshtatjen e tyre për inkluzivitetin (përfshirjen) e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat e mesme publike dhe implementimi nëpër shkolla për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.
VLORA LATIFI
