Maqedoni
Kumanovë, në Spitalin e Kumanovës punësohen 100 persona, prej tyre 47 shqiptarë
29.10.2015 17:25
Spitali i Kumanovës sot në një solemnitet rasti ka ndarë vendime për 100 të punësuar...

Spitali i Kumanovës sot në një solemnitet rasti ka ndarë vendime për 100 të punësuar, të cilët deri më tani ishin të angazhuar në formë vullnetare, nga të cilët madje 47 janë kuadër profesional shqiptarë.
Gëzimi tek punëtorët që sot morën vendimet e punës ishte i papërshkruar.
Ndryshe, ky është punësimi i parë me një numër kaq të madh të punësuarish në Spitalin e Kumanovës.
NEXHAT AQIFI
