Maqedoni

Shoqata e zjarrfikësve “Bajram Miftari”, projekt “Zjarri në shkolla”

29.10.2015 17:30

Në kuadër të projektit “Zjarri në shkolla”, Shoqata Vullnetare “Bajram Miftari” sot pranë Shkollës Fillore “Ismail Qemali” ka prezantuar projektin “Zjarri në shkolla”...

Shoqata “Bajram Miftari” gjithashtu ka mbajtur kurs për mësimdhënësit se si t’i përdorin mjetet kundër zjarrit në zjarrin fillestar. 
 
“Ne kemi dashur që të sensibilizojmë çështjen e zjarrfikësve, sepse mungon pikërisht në Komunën e Çairit. Ky  është qëllimi, që t’i njoftojmë nxënësin, por edhe personelin e shkollave me rreziqet se me çka mund të ballafaqohen nëse ndodhë zjarri dhe ne kemi arritur që çdo vit të shkojmë në shkolla të ndryshme, të bëjmë ushtrime”- tha zjarrfikësi, Xhevat Ibrahimi.
 
Nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemali” shprehen se kanë mësuar shumë gjëra nga kjo shoqatë, kanë mësuar se si të veprojnë në raste të këtilla. 
 
“Ne jemi anëtarë të shoqatës dhe ne këtu jemi mësuar se si të mbrohemi nga zjarri”- u shpreh një nxënës.
 
“Ne këtu mësojmë se si të mbrohemi nga zjarri. Një ndër shenjat e para është se kur shohim zjarr duhet t’i lajmërojmë të tjerët, duhet të’i telefonojmë zjarrfikësit dhe të largohemi më shpejtë”- theksoi një nxënës.
 
“Me i thirrur zjarrfikësit dhe t’i shpëtojmë të tjerët”- tha një nxënës. 
 
Projekti “Zjarri në shkolla” do të prezantohet në 10 shkollat e Komunës së Çairit.
 
REJHANE BUSHI-METAJ