Maqedoni
LSDM: VMRO–DMPNE është jokonstruktive në këtë periudhë
29.10.2015 18:26
Ndaj deklaratës së deputetit të VMRO–DPMNE, Antonio Milloshoskit, se LSDM po bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës ka reaguar deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Ndaj deklaratës së deputetit të VMRO–DPMNE, Antonio Milloshoskit, se LSDM po bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës ka reaguar deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.
“Është më se e qartë se kush është jokonstruktiv në gjithë këtë periudhë dhe përse nuk kemi marrëveshje. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se ajo që është në marrëveshje, por nuk pranojmë asgjë as asgjë më pak. Nëse Milloshoski, Gruevski, gjegjësisht VMRO-DPMNE vlerësojnë se ajo që përmban Marrëveshja e Përzhinës është diçka e tepërt, që s’mund ta pranojnë, ajo është problemi i tyre. Ne vetëm duam të respektohet Marrëveshja e Përzhinës deri në fund, duke krijuar shanse të barabarta për të gjitha subjektet politikë në zgjedhjet e ardhshme”- tha Oliver Spasovski nga LSDM.
