Botë

Presidenti i Austrisë në Parlamentin e Kosovës kërkoi respektimin e institucionit të Kuvendit

29.10.2015 18:30

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, ka mbajtur paraditen e së enjtes fjalimin e pritur në Parlamentin e Kosovës, ku nuk ka munguar prania e opozitës...

Në fjalën e tij, Fischer ka bërë thirrje për paqe dhe respektim të institucionit të Kuvendit dhe shtetit ligjor.
 
Nga ana e tyre, deputetët e opozitës, ndonëse nuk kanë përdorur gaz lotsjellës, nuk kanë qëndruar duarkryq.
 
Sapo presidenti austriak ka nisur fjalimin, ata kanë shpalosur parulla në gjuhën angleze, në të cilat thuhej: “Mjaft me heshtjen ndaj hegjemonisë serbe në Kosovë” dhe “Ruani shpinën, zoti president! Gënjeshtarë dhe të korruptuar janë ulur pas jush”.  
 
Nga ana e tij, Fischer nuk i ka komentuar parullat, por ka sjellë shembuj të shumë viteve më parë në Austri, kur subjektet politike në pushtet dhe ato në opozitë e çuan vendin në gjakderdhje, por më vonë mësuan të qeverisnin së bashku.