Maqedoni
Moti sot me diell me vranësira mesatare
30.10.2015 09:08
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare. Paradite nëpër disa lugina do të ketë mjegull të dobët dhe vranësira të vogla...

Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshëm.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus një deri tetë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të ndryshueshme dhe me mjegull të dobët në mëngjes. Do të fryejë erë nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë celsius.
Edhe në ditët e ardhshme moti do të jetë stabil dhe i thatë. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë ulje të temperaturës nën zero. Të shtunën në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë mjegull të dobët dhe vranësira të vogla. Gjatë fundjavës do të fryejë erë mesatare verilindore e cila do të shkaktojë ulje të vranësirave.
