Botë
Sulm raketor mbi një kamp në disidentin iranian në Irak
30.10.2015 10:35
Ish-baza ushtarake pranë aeroportit ndërkombëtar në Bagdad, në të cilën janë të sistemuar disidenti iranian ka qenë caku i sulmit raketor mbrëmë vonë...

Ish-baza ushtarake pranë aeroportit ndërkombëtar në Bagdad, në të cilën janë të sistemuar disidenti iranian ka qenë caku i sulmit raketor mbrëmë vonë, në të cilin janë vrarë tre ushtarë irakianë.
Disidentët iranianë pohojnë se të paktën 20 nga njerëzit e tyre kanë humbur jetën në sulm.
Policia irakiane kumtoi se mbi kampin Kemp Liberti janë gjuajtur 16 raketa.
Të paktën 16 ushtarë janë plagosur, ndërsa ka edhe dhjetëra të plagosur mes iranianëve, shtoi policia.
Në bazën e mëparshme amerikane janë sistemuar përfaqësues të organizatës opozitare iraniane Muxhahidin Halk (muxhahedinë popullorë të Iranit).
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
SHBA-ja i ka bërë thirrje Qeverisë irakiane që ta rrisë sigurinë në kampin e disidentëve irakianë, thuhet në deklaratën e sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Keri.
Keri i ka bërë thirrje autoriteteve irakiane që t'i gjejnë përgjegjësit për sulmin./mia
