Botë

Greqi, 22 emigrantë kanë humbur jetën në det

30.10.2015 10:42

Së paku 22 emigrantë, përfshirë 13 fëmijë, janë mbytur gjatë natës në det afër ishujve grekë, Kalymnos dhe Rhodes...

Së paku 22 emigrantë, përfshirë 13 fëmijë, janë mbytur gjatë natës në det afër ishujve grekë, Kalymnos dhe Rhodes, derisa përpiqeshin të arrijnë në Evropë, ndërsa 144 vetë janë shpëtuar, kanë thënë autoritetet detare greke.
 
Afër ujdhesës Kalymnos, sot në mëngjes janë gjetur 19 trupa të pajetë, përfshirë ata të 6 femrave dhe 10 fëmijëve.
 
Dëshmitarët kanë thënë se afro 150 vetë ishin përpjekur të arrijnë në brigjet e ujdhesës Kalymnos me anije nga Turqia.
 
Gjatë këtij muaji, 68 persona kanë gjetur vdekjen në përpjekje për të arritur në Greqi nga Turqia.
 
GAZMEND KURTISHI