Mustafa: Nëse Asociacioni s’i përfill ligjet e Kosovës, shpërbëhet dhe drejtuesit e tij arrestohen!
“Asociacioni shpërbëhet nëse Kushtetuesja thotë se ai është në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë në emisionin Rubikon...

“Asociacioni shpërbëhet nëse Kushtetuesja thotë se ai është në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë në emisionin Rubikon, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili po ashtu ka paralajmëruar se nëse ky Asociacion nuk përfill ligjet e Kosovës pos që shpërbëhet, drejtuesit e tij do të arrestohen, raporton KTV.
I akuzuar nga opozita se i fali Malit të Zi rreth 10 mijë hektarë tokë, Mustafa ka thënë se me dokumente kadastrale kjo gjë nuk qëndron.
Për kryeministrin, i cili brenda sallës së Kuvendit ishte sulmuar me vezë, opozita e ka gabim, pasi “ajo nuk është arenë e përleshjeve e as e përdorimit të armëve kimike, sepse mund të rrezikohet jeta e njerëzve”.
Mustafa ka folur edhe për “aferën” me postimet e tij në rrjetin social Facebook, kur më një status ia kishte përmendur kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzat për liqenin e Radoniqit. Fakti që e ka fshirë postimin, sipas Mustafës do të thotë se i vjen keq, andaj edhe i kërkon falje.
Por, falje nuk e ka ndërmend t’i kërkojë Albin Kurtit, të cilin e pati quajtur gomar, pasi “ai s’e meriton kërkimfaljen”.
