Maqedoni
Kompetencat e ministrave do të rregullohen me ligj – negociatat vazhdojnë
30.10.2015 12:37
Pas bllokimit të takimeve të përfaqësuesve të katër partive për zbatim të marrëveshjes së Përzhinos...

Pas bllokimit të takimeve të përfaqësuesve të katër partive për zbatim të marrëveshjes së Përzhinos, eksperti belg Piter Vanohoute mbrëmë ka propozuar ligj të ri për kompetencat e ministrave dhe zëvendës ministrave në qeverinë e re kalimtare.
Pas moszgjedhjes së ndihmësve të propozuar të Prokurores speciale Katica Janeva, për të cilën arsye opozita paraprakisht i ndërpreu negociatat, pikë e nxehtë mbeti zgjedhja e ministrave të rinj dhe zëvendës ministrave nga radhët e opozitës, si dhe kompetencat e tyre në qeverinë kalimtare.
Kundrejt bllokimit të marrëveshjes së Përzhinos, brenda pesë ditësh do të publikohet edhe Raporti i KE-së për progresin e Maqedonisë.
Mbetet të shihet se sa do të ndikojë kriza politike në vendimin që Maqedonia ta mbajë ose ta humbë rekomandimin për negociatat me BE-në.
Është e mundur që tani Maqedonia të merr “rekomandim të kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, gjë që do të varet nga zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos.
