Botë
Limaj, sot para gjykatës për rastin “MTPT”
30.10.2015 12:51
Ish ministri i Transportit, Fatmir Limaj, dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si “MTPT”, sot pritet të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës...

Limaj dhe 4 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti e keqpërdorim të autorizimeve.
Në seancën pritet të harmonizohen datat e gjykimit në mes të prokurorit, avokatëve dhe të akuzuarve.
Aktakuzat për Fatmir Limajn, këshilltarin e tij, Endrit Shala, shefin e prokurorimit, Nexhat Krasniqi, biznesmenin, Florim Zuka, dhe truproja e Limajt, Shpëtim Telaku, u konsoliduan në shtator të këtij viti.
