Maqedoni

Gjykata Themelore Shkupi 1: vizitat në Burgun e Shutkës caktohen me telefon

30.10.2015 14:47

Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 njoftojnë se qytetarët prej tani do të kenë mundësi që nëpërmjet telefonit të caktojnë termin për vizita në Burgun e Shutkës...

Personat do të duhen të paraqiten në numrin e tel.: 02/3115706 dhe të japin të dhënat e tyre dhe personit që dëshirojnë ta vizitojnë.
 
Nëse i plotësojnë kushtet për vizitë, nëpunësi gjyqësor do t’i kontaktojë për ditën e saktë dhe kohën kur do të mund të realizojnë vizitën.
 
Burgu do të jetë i lidhur në rrjet me gjyqin dhe kështu do të merr evidencë përkatëse për atë se cili qytetarë në ditën konkrete ka leje për vizitë, ndërsa burgu do të kthejë evidencën për atë se sa vizita janë realizuar.
 
Qytetarët të cilët për herë të parë do të kërkojnë leje për vizitë janë të obliguar që të vijnë deri në gjykatë dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që të vërtetohet se çfarë e kanë të dënuarin. Qytetarët duhet të marrin me vete letërnjoftimin ose ndonjë dokument tjetër për identifikim personal.
 
“Me këtë sistem dukshëm do të ulet koha e nevojshme për dhënien e këtyre lejeve, ndërsa qytetarët nuk do të kenë nevojë për çdo vizitë të vijnë në gjykatë dhe të dorëzojnë kërkesë. Vizita do të mund të caktohen për çdo ditë pune dhe me këtë do të shfrytëzohet në mënyrë optimale koha dhe hapësira në Burgun Shkupi, i cili në bazë ditore është në dispozicion të gjykatës për vizita”- njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.