Maqedoni

Deri tani janë dhënë 200.000 vërtetime për kërkesë të azilit

30.10.2015 13:17

Në 24-orëshin e fundit u janë dhënë vërtetime gjithsej 2.853 shtetasve të huaj, prej të cilëve 1.477 janë të gjinisë mashkullore...

Në 24-orëshin e fundit u janë dhënë vërtetime  gjithsej 2.853 shtetasve të huaj, prej të cilëve  1.477 janë të gjinisë mashkullore, 496 janë të gjinisë femërore, 631 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 249 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë, personave të cilëve më së shumti u janë dhënë vërtetime ashtu siç informojnë nga MPB,  më të numërt janë shtetasit e Sirisë 1.404, Afganistanit 1.086, Irakut 163, derisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 19 qershorit deri më sot janë dhënë gjithsej 192.810 vërtetime për shtetasit e huaj. Prej tyre 119.014 janë të gjinisë mashkullore, 27.699 janë të gjinisë femërore, 37.032 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 9.065 fëmijë, të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për dorëzimin e kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime,  më të numërt janë shtetasit e Sirisë 125.713, pastaj të Afganistanit 38.006, të Irakut 14.924, Pakistanit 4.233, Iranit 3.240, Palestinës 1.651, Somalisë 965, Bangladeshit 901, Kongos 491, Nigerisë 256, Kamerunit 222, Eritresë 212, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël.
 
Në periudhën prej 24 orëve në Repartin për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
 
Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më sot deri te Sektori për azil janë parashtruar 70 kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të lëshuar prej më parë, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, pastaj pesë kërkesa nga shtetas nga Afganistani, prej të cilëve katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve nga Maroku, Libani, Palestina, Algjeria dhe Iraku (katër prej kërkesave janë për fëmijë) dhe një kërkesë prej një shtetasi të Egjiptit.  
 
Në NP Qendra e pranimit për aplikuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për 29 tetorin janë evidentuar gjithsej pesë kërkues të azilit, të gjithë burra. Në mënyrë shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, tre azil-kërkues (persona minoren me shoqërimin e kujdestarit dhe dy burrave) janë përkujdesur në një vend tjetër për akomodim të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./mia