Maqedoni

Nesër nga ora 5 deri në ora 18 do të jetë e mbyllur rruga nga Gradsko deri në Negotinë

30.10.2015 13:22

Për shkak të xhirimit të filmit francez "A Fond" nesër prej orës 05:00 deri në orën 18:00 do të mbyllet për qarkullim një pjesë e autostradës A1...

Për shkak të xhirimit të filmit francez "A Fond" nesër prej orës 05:00 deri në orën 18:00 do të mbyllet për qarkullim një pjesë e autostradës A1, më saktë aksi rrugor nga Gradsko deri në Negotinë, informojnë nga LAMM, duke iu referuar njoftimeve nga produksioni "Manifaktura".
 
Të dielën nuk do të ketë xhirime dhe qarkullimi do të zhvillohet normalisht.
 
Qarkullimi në autostradën A1, nga motel "Makedonia" deri në Gradsko për shkak të xirimit të filmit, sot prej orës 05:00 deri në orën 18:00 zhvillohet për nga rruga e vjetër./mia