Maqedoni
Grabitet pompa e benzinës "Makpetrol" në Kozle
30.10.2015 14:04
Dy persona të panjohur me kanosje me pistoletë mbrëmë rreth orës 01:10 minuta kan kryer grabitje të pompës së benzinës...

Dy persona të panjohur me kanosje me pistoletë mbrëmë rreth orës 01:10 minuta kan kryer grabitje të pompës së benzinës AD "Makpetrol", e locuar në rrugën "Kozle" në Shkup.
Siç informon MPB-ja, gjatë grabitjes janë dëgjuar edhe të shtëna, me ç'rast të punësuarit i kanë dhënë paratë e qarkullimit ditor.
Është kryer ekspertizë dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e autorëve./mia
