Maqedoni

Gjermania e shqetësuar për moszbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos

30.10.2015 14:13

I autorizuari special për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, Ernest Rajhel, më 28 tetor të vitit 2015...

I autorizuari special për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, Ernest Rajhel, më 28 tetor të vitit 2015 e ftoi në bisedë ambasadorin  e Maqedonisë në Gjermani, Sasho Markovskin, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që t’i transmetojë zhgënjimin dhe shqetësimin e  Qeverisë federale për implementimin e marrëveshjes së Përzhinos, e cila ende ka ngecur, njoftoi sot Ambasada e Gjermaisë në Shkup.
 
“Ashtu si edhe pesë ambasadorët në deklaratën e tyre të 27 tetorit 2015, në Shkup, d-r Rajhel gjithashtu theksoi se VMRO-DPMNE-ja duhet që të tregojë vullnetin e duhur dhe sa më shpejt që është e mundur në mënyrë konstruktive t’i zbatojë marrëveshjet nga 2 qershori dhe 15 korriku i vitit 2015, qëndron në njoftimin e Ambasadës Gjermane.
 
Qëllimi i Marrëveshjes, shtohet në njoftim, është që të krijohen kushte të barabarta për të gjitha partitë për zgjedhjet e ardhshme, para së gjithash, përmes zbatimit të rekomandimeve për reformat  të përmbajtuara në të ashtuquajturin Raporti-Pribe. Moszbatimi i mëtjeshëm do të ketë pasoja ndaj vlerësimit të vendit nga ana e Komisionit Evropian për raportin e ardhshëm për avancim.
 
“D-r Rajhel, gjithshtu theksoi se LSDM-ja duhet edhe më tej të sillet në mënyrë konstruktive dhe t’i përmbahet detyrimeve të ndërmarra me Marrëveshjen e Përzhinos, veçanërisht të mos publikojë inçizime të tjera nga bisedat telefonike”, citohet në njoftimin e Ambasadës Gjermane./almakos