Maqedoni

Grupacioni i Grave Afariste, informacione për gratë afariste

30.10.2015 16:29

Grupacioni i Grave Afariste në kuadër të Odës Ekonomike Veriperëndimore prezantoi programin me temë “Gratë në biznes dhe qasje deri te informata”...

Kryetarja e grupacionit, Gzime Fejzi, theksoi se Grupacioni i Grave Afariste ka për qëllim t’i ofrojë ndihmë grave që duan të fillojnë ndonjë biznes, por edhe atyre që kanë filluar veç më. 
 
“Tema ishte “Gratë në biznes dhe qasja në mjetet financiare”. Ka shumë gra që i kanë bizneset e tyre, qoftë biznes i vogël apo i madh, mirëpo ato nuk kanë qasje në informata të ndryshme qoftë për mjete financiare apo për ndonjë trajnim, prandaj grupacioni ynë e ka për detyrë që të mbajë evente të këtilla, që të prezantohemi me programin tonë, që t’i inkurajojmë gratë dhe të vinë deri te informacione të ndryshme”- deklaroi kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste, Gzime Fejzi.
 
Ndërsa afaristja, Merita Ramadani-Alimi, theksoi se me grupoacionin gratë do të mund t’i zgjedhin problemet në biznes. 
 
“Ky grupacion në të ardhmen do t’u ndihmojë shumë. Ky grupacion së bashku me Ambasadën e Zvicrës dhe Bankën Evropiane, i dha disa  informata se gratë si mund të arrijnë deri te kreditë me kamata më të hollësishme, të cilat do t’u ndihmojnë  grave për të filluar apo për të hapur disa biznese, ose ato që kanë biznese t’i vazhdojnë. Unë mendoj se me këtë grupacion me shumë gra dhe vajza do t’i zgjedhim problemet pikërisht në biznes”- theksoi afaristja, Merita Ramadani-Alimi.
 
Grupacioni i Grave Afariste pranë Odës Ekonomike Veriperëndimore të Maqedonisë është formuar në vitin 2014, si dhe do të mundohen që të prezantohet në të gjitha qytetet e Maqedonisë.
 
REJHANE BUSHI-METAJ