Show Biz

Beckham, tatuazh të dizenjuar nga vajza e tij

30.10.2015 16:36

Ai njihet si një personazh që i preferon shumë tatuazhet, të cilët kanë një kuptim të veçantë për të dhe tatuazhi i fundit...

Ai njihet si një personazh që i preferon shumë tatuazhet, të cilët kanë një kuptim të veçantë për të dhe tatuazhi i fundit i bërë në trupin e David Beckham ka një kuptim të veçante, pasi jo vetëm i është dedikuar vajzës së tij, por edhe është dizenjuar nga vetë ajo.
 
Teksa ka publikuar punën e fundit artistike në trupin e tij, ish-futbollisti 40-vjeçar ka publikuar gjithashtu vizatimin e bukur të bërë nga vajza e tij.
 
Victoria e ka publikuar fotografinë e tatuazhit të fundit të David në llogarinë e saj të “Instagram”-it, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Harper është një artiste e vërtetë”. /Top Channel