Maqedoni
Dita Botërore e Kursimit, në bankat e vendit kursehen 197 milion denarë
30.10.2015 17:19
91 vite më parë, në Milano të Italisë u hap Kongresi i parë i Kursimeve dhe prej asaj dite njerëzit filluan lirshëm të kursejnë në banka...

Për momentin në bankat e vendit kursehen 197 milion denarë, prej të cilave diku rreth 15 milion denarë kursimet i kalojnë ato devizore.
Kjo dëshmon se trendi shkon në rritje prej vitit në vit, thotë profesori i ekonomisë, Neritan Turkeshi. Sipas tij, kjo është për shkak të denarit stabil.
“Denari është stabil, pasi shteti me instrumentet e tij ekonomike, me instrumentet e tij monetare politike e mban denarin stabil, dhe një qytetar nëse shkon të kursejë, shkon në bankë dhe do të kursejë një shumë të caktuar parash, ai do të kursejë në denarë, pasi që banka i ofron shumë më tepër, raporti është 1 me 2, faktikisht nëse një qytetar shkon në bankë të depozitojë shumë të caktuar të eurove e ka me 2 për qind, ndërsa ai që do të depozitojë denarë e ka me 2 apo 4 për qind”- deklaroi profesori i ekonomisë, Neritan Turkeshi.
Shoqata e Bankierëve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë shënoi Ditën Botërore të Kursimit.
Me këtë rast u ndanë mirënjohje punonjësve më të mirë të sporteleve nga bankat dhe kursimorët për rezultatet e veçanta të arritura në kryerjen e detyrave në fushën e punës me popullatën për vitin 2014.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
