Botë

Sh. F. “11 tetori”, drejtoresha e shkarkuar nuk dorëzon postin

30.10.2015 18:13

Prindërit e nxënësve të Shkollës Fillore “11 tetori” në Qendër kërkuan që të largohet drejtoresha, Daniela Kostadinova, e cila ishte e shkarkuar pas rastit me nxënësit e helmuar...

Pas helmimit të nxënësve, Komuna e Qendrës në këtë post emëroi si ushtrues detyre Vasko Llazarevskin.
 
Gjithçka ishte në rregull deri në momentin që Lazarevski shkon në zyrë për të filluar me punë dhe aty ndeshet me ish drejtoreshën, e cila shkarkimin e saj e konsideron të kundërligjshëm dhe refuzon të lëshojë karrigen e saj. 
 
“Kundër vendimit të kryetarit të Komunës së Qendrës dorëzova ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Procedurat Administrative dhe Procedurë për Marrëdhëniet e Punë. Kundërpërgjigjen e ankesës e mora me 26. 10. 2015, në të cilën thuhet se ankesa pranohet. Vendimi i Komunës së Qendrës për shkarkimin e drejtorit para skadimit të mandatit anulohet”- deklaroi ish drejtoresha, Daniela Kostadinova.
 
Për ushtruesin e detyrës, Vasko Lazarevskin, ankesa e drejtoreshës së deritanishme deri te Qendra Regjistruese dhe përshkrimi i vonuar i saj në regjistër është joligjor. 
 
“Të punësuarit janë të hutuar, por nga Këshilli i Arsimtarëve dhe nga përfaqësuesit e Komunës së Qendrës është konfirmuar se unë jam ushtruesi i detyrës”- theksoi ushtruesi i detyrës, Vasko Lazarevski.
 
Përkundër gjithë rrëmujës që u krijua mes prindërve të revoltuar dhe ish drejtoreshës, ajo refuzoi që të ikë nga zyra dhe theksoi se ende është drejtor legjitim me vendim të të gjitha institucioneve relevante.
 
Në zyrë kishte edhe policë që mbikëqyrnin situatën. 
 
ERSAN PAJAZITI