Ekonomi

Komisionet kuvendore miratojnë buxhetin e Prokurorisë Speciale

30.10.2015 18:14

Buxheti i Prokurorisë Speciale u miratua sot nga Komisioni për Financa dhe Buxhet dhe ai Juridiko-ligjvënës...

Bëhet fjalë për buxhet prej 1 milion eurosh, aq sa kishte kërkuar prokurorja, Katica Janeva.
 
Anëtarët e komisioneve e miratuan propozimin pa ndonjë debat të theksuar, ndërsa ai para se të kalojë në llogarinë e Prokurorisë duhet të miratohet edhe nga ana e Kuvendit Republikan.
 
Pas sigurimit të mjeteve, sfidë tjetër e Prokurorisë Speciale mbetet kompletimi i ekipit, pasi Këshilli i Prokurorëve ka pranuar vetëm shtatë nga 14 prokurorët e propozuar nga Janeva.