Botë
Ukrainë, zjarri në një depo mund të jetë akt terrorist
30.10.2015 18:43
Një zjarr që ka shkaktuar eksplodime të shumëfishta në një depo të municionit në Ukrainë, me ç’rast janë vrarë dy persona, po hetohet si “akt terrorist”...

Ministria e Mbrojtjes tha sot se këto shpërthime kanë ndodhur në kompleksin ushtarak, në qytetin Svatove, 100 kilometra larg territorit të Luhanskut, që është nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.
Një përfaqësues i kryengritësve në Luhansk tha se separatistët nuk “kanë asgjë të përbashkët” me këtë incident.
Depoja, ku raportohet zjarri, kishte afro 3,500 tonelata municion.
GAZMEND KURTISHI
