Sportet E Tjera

Majlinda e bronztë në Abu Dhabi

30.10.2015 19:29

Majlinda Kelmendi ka shënuar suksesin e saj të radhës në sportin e xhudos, duke fituar medaljen e bronztë në Abu Dhabi Grand Slam...

Ajo për vendin e tretë ka mposhtur gjermanen Mareen Kraeh, e cila gjatë ditës së sotme kishte eliminuar më parë Distria Krasniqin, shkruan Koha.net.
 
Fitorja e Kelmendit në këtë takim u përcaktua në bazë të dënimeve, pasi Kraeh kishte pasur tre dënime në këtë takim, kurse Majlinda një të tillë.