Aksi Gradsko - Negotinë i mbyllyr për komunikacion

31.10.2015 12:34

Aksi rrugor nga Gradsko deri në Negotinë sot prej orës 5:00 deri në orën 18:00 do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkak të xhirimit të filmit francez "A Fond"....

Siç informojnë nga LAMM, ndërprerje të komunikacionit pritet edhe të hënën, më 2 nëntor, në rrugën A2 Kërçovë - Ohër në pjesën mes Presekës dhe f. Vërbjan, qarkullimi do të ndërpritet 15-20 minuta mes orës 14:30 - 16:30.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë pjesërisht të lagta. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. (mia.mk)