Presidenti Ivanov në audiencë te Papa Francesku

31.10.2015 12:45

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Maja Ivanova në suaza të vizitës në Vatikan dhe në Republikën e Italisë, sot do të ketë audiencë tek kreu i Kishës Rimokatolike, Papa Francesku...

Pas audiencës, lajmëron korrespondenti i MIA-s, shefi i shtetit të Maqedonisë do të realizojë takim  me sekretarin shtetëror  të Selia e Shenjtë, me kardinalin Pjetro Parolin.

Bashkëshortja e presidentit Maja Ivanova do ta vizitojë spitalin e fëmijëve "Bambino Xhezu", e cila realizon bashkëpunim me Klinikën për sëmundje të fëmijëve nga Shkupi.

Gjatë vizitës të Republikës së Italisë, presidenti Ivanov, do të realizojë takim me presidentin italian, Serxho Matarela. (mia.mk)