Në "Shpilje" për nëntë muaj janë prodhuar 247 milionë kilovat-orë energji elektrike
Në centralin hidroelektrik "Shpilje" në rajonin e Dibrës, në periudhën janar-shtator të këtij viti janë prodhuar 247 milionë kilovat-orë energji elektrike, që paraqet realizim të planit vjetor për mbi 82 për qind...

"Në krahasim me prodhimin e vitit të kaluar në periudhën e njëjtë kjo është më e madhe për 107 milionë kilovat orë. Kështu prodhimi i realizuar, por edhe hidrologjia e volitshme në pellgun e rajonit të Dibrës i cili i përfshin lumenjtë Radika dhe Drini i Zi, japin garanci për realizimin e 300 milionë kilovat-orë të planifikuara para përfundimit të vitit dhe kjo do të thotë edhe realizim të prodhimtarisë më të madhe nga planifikimi", thonë nga ELEM.
Sipas kompanisë, në akumulimin "Liqeni i Dibrës" për momentin ka rezervë të ujit për prodhimin e rreth 200 milionë kvh, gjegjësisht 50 për qind të realizimit. Reshet e fundit të mëdha e kanë rritur fluksin e ujit dhe arrin rreth 50 metra kubë ujë në sekondë.
CHE "Shpilje" i cili punon sipas nevojave të sistemit energjetik, në pesë vitet e fundit në mesatare ka prodhuar nga mbi 250 milionë kilovat-orë energji elektrike. rekord historik të prodhimtarisë është vërejtur para pesë vitesh kur janë prodhuar rreth 550 milionë kilovat-orë.
"Shpilje" së bashku me CHE "Glloboçicë" e përbëjnë pellgun e Drinit të Zi, ndërsa në periudhën janar-shtator të këtij viti kanë prodhuar mbi 423 milionë kilovat-orë energji elektrike. (mia.mk)
