Projekti për ndryshime klimatike i USAID-it vazhdon në Bogdanci
Projekti i USAID-it për strategji komunale për ndryshime klimatike sot, me ngjarje në Bogdanci do ta vazhdojë fushatën për ngritjen e vetëdijes publike për ndryshimet klimatike...

Fushata realizohet pesë uikende në dhjetë komuna ku do të zbatohet ky projekt: Studeniçan, Pehçevë, Delçevë, Vinicë, Bogdanci, Krivogashtan, Prilep, Bogovinjë, Mavrovë Rostushë dhe Tearcë. Përmes elementeve të edukimit dhe zbavitjes, fushata pritet ta ngritë vetëdijen e të rinjve për ndryshimet globale klimatike dhe mënyrat për përballje me efektet e tyre negative në nivel lokal.
Projekti i USAID-it për strategji komunale për ndryshime klimatike është iniciativë katërvjeçare e cila i përgatit komunat të përballen me sfidat lokale të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Duke e shfrytëzuar metodën inovative të quajtur Agjenda e Gjelbër, projekti i bashkon organizatat qytetare, qytetarët dhe trupat komunal për të zhvilluar plane të aksioneve të bazuara në konsensus të cilët kanë të bëjnë me çështjet specifike për ndryshime klimatike, me të cilat përballen bashkësitë e tyre dhe me qëllim që të punojnë ndaj lehtësimit të efekteve të tyre.
Një pjesë e aktiviteteve përfshijnë adaptim energjetik-efikas të ndërtesave dhe objekteve publike, ndërtim të rezervuarit të ri komunal për furnizim me ujë, instalim të filtrit të ri në stacionin e pastrimit për ujë, vendosje e ndriçimit rrugor energjetik-efikas. (mia.mk)
