"Kalldërma Matine" në Suli Han

31.10.2015 13:08

Në organizim të Odës Ekonomike Maqedoni-Bullgari (OEMB) sot në Suli Han, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, do të mbahet manifestim "Kalldërma Matine"...

Në "Kalldërma Matine" pritet të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim mes disa komunave dhe asociacioneve rajonale nga Bullgaria, Kosova dhe Maqedonisë dhe të hapet debati "Tradicionalizmi dhe modernizimi ose si të ribrendohen zonat e vjetra urbane (çarshitë)  si vazhdim i projektit nga viti i kaluar "Kalldërmat janë jetë", që është nismë për (ri)brendim të vatrave të vjetra urbane.

Manifestimin do ta hapë ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, ndërsa organizatorët paralajmërojnë edhe revy mode, si dhe ekspozitë të veprave nga piktorë të njohur nga Maqedonia ku disa edhe do të pikturojnë në vend. Aktori i njohur Bajrush Mjaku, do të ketë monolog nga Mbrojtja e Sokratit.

Me këto aktivitete, siç thonë, dëshirojnë ta nxisin hapjen e rrugës së arteve, me atelie, ekspozita në të hapur dhe sallone të shitjes, dhe Rrugë të modës së lartë me dyqane të modës së brenduar dhe revy në Çarshinë e Shkupit.

Oda Ekonomike Maqedoni-Bullgari në bashkëpunim me komunën e Çairit dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, edhe vitin e kaluar organizoi manifestim të ngjashëm, me titullin "Çarshia dhe Miqtë" e cila u mbështet nga Qyteti i Shkupit. Qëllimi për realizimin e ngjarjeve të tilla ekonomiko-kulturore. Qëllimi ër realizimin e këtyre ngjarjeve ekonomiko-kulturore, sipas (OEMB) është që të bëhen traditë.

"Kalldërma Matine" është mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, komuna e Çairit dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. (mia.mk)