Maqedonia merr pjesë në Bursën mesdhetare për turizëm arkeologjik në Salerno

31.10.2015 13:17

Republika e Maqedonisë me stendë të prezantuar nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (DMTK) merr pjesë në Bursën e 19-të mesdhetare për turizëm arkeologjik, e cila nga 29 tetor e deri më 1 nëntor po mbahet në Salerno, Itali...

"Turoperaorët nga mbarë bota po interesohen për Maqedoninë si destinacion turistik, ndërsa gjithashtu, trashëgimia kulturore e Maqedonisë është tërheqse për inuversitet e huaja. ministritë, muzetë dhe institucionet e tjera", informon DMTK.

Në stendë mund të marrin materiale promovuese, si video, fletushka, afishe..., ndërsa janë publikuar edhe dhjetë publikimet e para për trashëgiminë kulturore të Maqedonisë - për monumentet sakrale mesjetare sakrale: kisha Shën Pantelejmon në Nerez, manastiri Zërze dhe Xhamia e Larme në Tetovë, dhe shtatë publikime në vendet arkeologjike Staro Bonçe, Skupi Kalaja e Shkupit, Carevi Kuli, Stibera, Heraklea Linkestis dhe Kalaja e Tetovës.

Në panair marrin pjesë vende nga mbarë bota, në mesin e të cilave Rusia, Kroacia, Azerbajxhani, Bullgaria, Greqia, Turqia, Jordani, Tunisi, Uzbekistani, Malta, Qiproja, Venezuela, Izraeli dhe Estonia. Këtë vit vendi në fokus është India. (mia.mk)